SHBA-ja sot i ka njohur si gjenocid masakrat e kryera në Mianmar ndaj popullësisë myslimane, Rohingya. Para këtij, SHBA-ja ka njohur edhe shtatë gjenocide të kryera nëpër botë.
Nga Muzeu Memorial i Holokaustit, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se shteti i tij i njeh si gjenocid krimet e kryera të ushtrisë së Mianmarit ndaj komuniteti pakicë të Rohingyas.
SHBA-ja e ka praktikë të vendos nëse diku është kryer gjenocid dhe në ndonjë rast, duhet të deklarojë publikisht përfundimin e tij.
Para kësaj, SHBA-ja e njohu gjenocidin armen përmes dy rezolutave të Kongresit të miratuara nga të dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe me njoftimin presidencial në vitin 2019. Njohja e gjenocidit armen u bë pjesë të politikës së Shteteve të Bashkuara.
Përveç Holokaustit, gjenocidin e nazistëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja e njeh edhe gjenocidin në Kaliforni, gjatë pushtimit nga Meksika midis viteve 1846 – 1873.
Departamenti i Shtetit në SHBA i ka njohur zyrtarisht edhe pesë gjenocide të tjera: në Bosnje (1993), Ruandë (1994), Irak (1995), Darfur (2004) dhe zonat nën kontrollin e ISIS (2016 dhe 2017).