Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKurti viziton shkollën “Xhemail Mustafa” në Ditën Botërore të Sindromës Down

Kurti viziton shkollën “Xhemail Mustafa” në Ditën Botërore të Sindromës Down

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Xhemail Mustafa” në kryeqytet.

Bashkë me Kurtin ishte edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Në orën e parë mësimore u mbajt mësim rreth Sindromës Down.

Gjatë ditës, në kryeqytet janë mbajtur disa aktivitet për nder të kësaj dite.

Madje në sheshin “Zahir Pajaziti” u vendosen tri tezga me produkte të punuara nga fëmijët me sindromën down.

Po ashtu nën moton “Ec me këpucët e mia” u marshua nga Kuvendi i Kosovës për tek sheshi “Zahir Pajaziti”, e që pjesë mori edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments