Monday, November 25, 2024
HomeBotaKievi shpall shtetrrethimin

Kievi shpall shtetrrethimin

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka shpallur shtetrrethimin.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti, Vitaliy Klitschko.

“Ora policore do të jetë në fuqi nga ora 20:00 (18:00 GMT) sot deri në orën 07:00 (05:00 GMT) të mërkurën”, shkroi Klitschko në Telegram.

Ai kërkoi nga qytetarët që të qendrojnë nëpër shtëpi dhe vendstrehime.

“I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi – ose në strehimore kur bie alarmi”, shtoi ai.

Kievi mbrëmë u ballafaqua me një numër bombardimesh dhe sulmesh.

Një nga to, të bëra në një qendër tregtare dhe shtëpi përreth, vrau të paktën gjashtë civilë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments