Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Izrael

Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Izrael

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, sot Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të autoriteteve më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit, udhëtoi për vizitë zyrtare në Tel Aviv.

Me këtë rast, përveç pjesëmarrjes në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare dhe asaj Kibernetike, ISDEF 2022, gjatë vizitës treditore, Ministri Mehaj do të realizoj takime edhe me autoritetet më të larta të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes izraelite.

Izraeli është partneri ynë shtetëror shumë i rëndësishëm në kuadër të proceseve zhvillimore të diplomacisë sonë të mbrojtjes si dhe aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments