Sunday, November 24, 2024
HomeBotaRAPORTI I PLOTË| Ukraina refuzon ultimatumin, Biden vizitë afër Ukrainës këtë javë

RAPORTI I PLOTË| Ukraina refuzon ultimatumin, Biden vizitë afër Ukrainës këtë javë

Ukraina ka refuzuar ultimatumin e forcave ruse, për ta dorëzuar qytetin e Mariupolit, ndërsa bombardimet po vazhdojnë në kryeqytetin ukrainas, Kyiv. Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar se e viziton këtë javë fqinjin e Ukrainës, Poloninë. Më poshtë gjeni përmbledhjen e zhvillimeve më të fundit rreth luftës në Ukrainë.

Pavarësisht se Mariupol është i rrethuar nga forcat ruse për gati katër javë, qeveria ukrainase në Kyiv i dha përgjigje negative shpejt ultimatumit të Rusisë që mbrojtësit e qytetit të “lëshonin armët”, deri në orën 5 të mëngjesit, përcjell Gazeta Express.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereschuk, ka thënë se nuk ka shans të dorëzimit.

“Nuk mund të ketë bisedime për asnjë dorëzim a çarmatim. Ne tashmë e kemi njoftuar palën ruse për këtë”, ka thënë ajo, sipas një portali të lajmeve në Ukrainë, të cilin e citon the Guardian.

“Në vend se të humbim kohë në tetë faqe të letrës, le të hapen korridoret humanitare”, ka thënë tutje Zv.kryeministrja.

Në një njoftim, të dielën mbrëma, Gjenerali Mikhail Mizintseve, drejtues i qendrës menaxhuese të forcave ruse, ka thënë se “një katastrofë e madhe njerëzore është zhvilluar. Kushdo që i dorëzon armët, e ka të garantuar të dalë nga Mariupoli”.

Mizintsev ka thënë se korridoret humanitare për civilë do të hapën në lindje dhe perëndim të Mariupolit, në të hënën në orën 10.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e hapjes së këtyre korridoreve javëve të fundit. Mizintsev, pa siguruar ndonjë evidencë, ka thënë se “banditët” ukrainas, “neonacistët” dhe nacionalistët kanë kryer “terror masiv” në qyteti.

Ultimatumi për dorëzim u dha dhe u refuzua të hënën në mëngjes, pa ndonjë koment tutje, të palës ruse.

Mariupoli ka qenë cak i bombardimeve më të mëdha, prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Shumica e banorëve të saj janë të bllokuar në këtë qytet, me pak – ose hiç – ushqim, ujë dhe energji elektrike.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka thënë CNN-it të dielën se një dështim për ta përfunduar luftën me negociata, do të çonte në “Luftën e Tretë Botërorë”. Ai shpreson se në samitin e NATO-s, që do të mbahet këtë javë, do të marrë më shumë përkrahje.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të udhëtojë drejt Evropës, për takimin me aleatët e NATO-së, me liderët e G7-s dhe me liderët e Bashkimit Evropian, për t’i diskutuar rreth përpjekjeve ndërkombëtare për ta ndihmuar Ukrainën, pas pushtimit nga Rusia.

Ai pastaj do të udhëtojë në Poloni të premtën, shteti i cili ka një vijë të gjatë kufitare me Ukrainën.

Biden, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, do ta takojë presidentin polak, Andrzej Duda, në Varshavë.

Ndërsa, përpjekjet për ta rritur presionin ndaj Kremlinit, do të vazhdojnë edhe me një bisedë që do të realizohet sot, mes Presidentit Biden, Presidentit francez, Emmanuel Macron, Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Kryeministrit të Italisë, Mario Draghi dhe Kryeministrit britanik, Boris Johnson. /Express/

Shënim: Në fotografinë me të cilën është ilustruar teksti, janë tankët e trupave prorusë në portin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë. Fotograf: Alexander Ermochenko/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments