Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj i bën thirrje diasporës që ta ndihmojë Fondin e Sigurisë

Haradinaj i bën thirrje diasporës që ta ndihmojë Fondin e Sigurisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend.

Tutje, i pari i AAK-së ka thënë se ai i ka falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat dhe që i ka siguruar ata për mbështetjen e plotë në procesin zgjedhor brenda partisë.

Postimi i plotë:

Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë.

I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar.

Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat.

I sigurova për mbështetjen time të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore.

Aleanca është adresa e sigurt për diasporën shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments