Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaDita e 23 e luftës, Rusia nis sulmet shumë afër kufirit Ukrainë-Poloni

Dita e 23 e luftës, Rusia nis sulmet shumë afër kufirit Ukrainë-Poloni

Në ditën e 23 të sulmit rus ndaj Ukrainës, shpërthime të shumta janë dëgjuar nga drejtimi i aeroportit ndërkombëtar Danylo Halytskyi në perëndim të Lviv.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një numër i madh videosh janë postuar në rrjetet sociale  që  tregojnë tymin që ngrihet nga i njëjti vend.

Ndërkaq përmes një postimi në Telegram, kryetari  i Lviv ka theksuar se nuk është goditur aeroporti por një ndërtesë ngjitur me të.

“Padyshim që nuk është aeroport”, ka shkruar ai.

Nëse konfirmohet si një sulm raketor rus, ky është sulmi më i afërt që ata kanë goditur në qytetin historik të Lviv që nga fillimi i luftës tre javë më parë.raportonabcnews.al

Lvivi është 70 kilometra larg kufirit me Poloninë dhe kryesisht larg prej betejës që po zhvillohet në lindje dhe jug të Ukrainës.

Në këtë zonë nuk është raportuar për bombardime deri pesë ditë më parë, kur një sulm ka goditur qendrën për stërvitje ushtarake në Javoriv, 30 kilometra larg Lvivit.

Ky qytet është konsideruar deri më tani “strehë e sigurt”, pasi shumë ukrainas nga qytetet e bombarduara janë nisur drejt tij.

Disa media kanë raportuar se ky mund të jetë tentim i forcave ruse “për të ndalur furnizimet me armë në këtë shtet”, pasi ato kryesisht hyjnë në Ukrainë përmes Polonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments