Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeElez Blakaj përkrahë kandidaturën e Armend Hamitit në garën për Kryeprokuror

Elez Blakaj përkrahë kandidaturën e Armend Hamitit në garën për Kryeprokuror

Elez Blakaj i ka shpallur përkrahjen publike prokurorit Armend Hamiti në garën për kryeprokuror.

Ish-prokurori kosovar që tani jeton në SHBA ka thënë se Hamiti shquhet për pjekurinë profesionale dhe guximin e madh.

“Pjekuria profesionale, integriteti dhe guximi janë shëmbulli më i mirë më të cilët identifikohet Armend Hamiti – kandidat për Kryeprokuror të Shtetit!
Ballafaqimi me sfida të shumta, menaxhimi i suksesshëm, vendosshmeria dhe etika në punë si dhe përfaqësimi dinjitoz i Institucionit të Prokurorit të Shtëtit brenda dhe jashtë vendit, janë model që duhet ndjekur nga të gjithë! Si profesionist, ka dëshmuar së është shëmbull në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me ligj brenda standardeve më të larta profesionale dhe etike!
Injorancës dhe sulmeve të orkestruara brenda nga sistemi dhe çdo tendence për ta minuar angazhimin e tij, Armend Hamiti i është përgjigjur gjithëmonë më punë, urtësi dhe profesionalizëm!
Sot, do flisnim ndryshe për besueshmërinë e Institucionit të Prokurorit të Shtetit, nese do kishim më shumë Armenda, në veçanti në menaxhim” shkruan Elez Blakaj në mesazhin mbështetës për Hamitin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments