Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeAgim Ademi lirohet në procedurë të rregullt

Agim Ademi lirohet në procedurë të rregullt

Agim Ademi është liruar nga paraburgimi.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, e cila e konfirmoi këtë lajm përmes raportit 24 orësh.

Ademi është liruar para pak çastesh, edhe pse ishte paraparë që ai të qëndronte në mbajtje për 48 orë.

Këtë e konfirmon edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“I njëjti pasi është intervistuar nga ana e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të trajtohet”, ka deklaruar ajo.

Kreu i futbollit kosovar u arrestua për shkak të sulmit fizik që e bëri dje gjatë ditës ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori, i cili e kishte raportuar në polici rastin.

Sidoqoftë, Ademi tash është i lirë, edhe pse nuk ka mbyllur punë me gjykatë pasi vazhdon të mbetet në procedurë të rregullt.

Ai është duke e kërkuar një tjetër mandat katërvjeçar në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.

Për kundërkandidat do ta ketë të birin e legjendës Fadil Vokrri, Gramozin, i cili dje i deponoi nënshkrimet në selinë e FFK-së, duke e konfirmuar kandidaturën. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments