Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka dhënë detaje për arrestimin e tij.
Ahmeti konfirmon se arsyeja e arrestimit ka të bëjë për një sulm që ka ndodhur në zyrat e FFK-së, ndaj zyrtarit Artan Govori.
Ademi është dërguar në mbajtje.
“Me datën 16.03.2022 rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese.
Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, njofton Ahmeti.