Saturday, November 23, 2024
HomeBotaBombardohet teatri në Mariupol, brenda ishin të strehuar qindra civilë

Bombardohet teatri në Mariupol, brenda ishin të strehuar qindra civilë

Forcat ruse kanë bombarduar një teatër në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku ishin të strehuar qindra civilë, i ka thënë BBC-së nënkryetari i qytetit.

Serhiy Orlov tha se 1,000 apo 1,200 njerëz ishin brenda në ndërtesë.

Numri i viktimave nuk dihet ende, tha ai, transmeton lajmi.net.

Mariupoli është rrethuar nga forcat ruse dhe rreth 300,000 njerëz janë të bllokuar pa ujë, energji elektrike apo gaz.

Furnizimet ushqimore dhe mjekësore po mbarojnë, ndërsa Rusia nuk ka lejuar dërgimin e ndihmave humanitare.

Qyteti ka qenë nën granatimet e vazhdueshme ruse që nga fillimi i luftës dhe lagje të tëra janë kthyer në djerrinë.

Javën e kaluar, një sulm në një spital la pesë të vdekur.

Orlov tha gjithashtu se Rusia sulmoi një kolonë civilësh që ishin nisur nga Mariupol në rrugën e tyre për në qytetin e Zaporizhzhia, duke plagosur pesë civilë, përfshirë një fëmijë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments