Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, i cili u zhvillua në shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë, përfshirë edhe objektin e Komunës së strukturave paralele atje, ku janë arrestuar dy të dyshuar.
Përmes këtij aksioni, sipas Vuçiqit, autoritetet në Kosovë dëshirojnë që “ta pastrojnë” jugun e vendit nga prania e serbëve.
Ndërsa, ka shtuar se nuk pret ndonjë reagim nga komuniteti ndërkombëtar, shkruan Tanjug.
“Qëllimi i tyre është të pastrojnë famullinë e Siriniqit, në mënyrë që serbët të mos mund të qëndrojnë në jug të Kosovës. Dhe gjithçka fshihet pas shqetësimit të rremë për ndershmërinë në menaxhimin e Brezovicës”, ka thënë lideri serb.