Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaIsh-komandanti i ushtrisë amerikane: 10 ditët e ardhshme, vendimtare për luftën në...

Ish-komandanti i ushtrisë amerikane: 10 ditët e ardhshme, vendimtare për luftën në Ukrainë

Gjenerallejtënant Ben Hodges, ish-gjeneral komandues në Ushtrinë Amerikane, ka publikuar një artikull ku parashikon se 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të vendosur përfundimin e konfliktit.

“Rusët janë në telashe dhe ata e dinë këtë”, shkroi ai.

“Kjo është arsyeja pse ata kanë kërkuar ndihmë nga Kina dhe pse tani po rekrutojnë sirianë. Gjeneralëve rusë po u mbaron koha, municioni dhe fuqia punëtore. Kjo nuk bazohet në ndonjë inteligjencë të brendshme – është e qartë nga informacioni me burim të hapur dhe përvoja ime. Unë mund të jem larg, por jam i sigurt për këtë vlerësim”, ka thënë ai.

“Një paralajmërim thelbësor për vlerësimin tim është se ne, Perëndimi, të udhëhequr nga SHBA-ja, duhet të përshpejtojmë dhe zgjerojmë mbështetjen që po i ofrojmë Ukrainës në shkallën dhe me ndjenjën e urgjencës së linjës ajrore të Berlinit (qershor 1948-maj 1949). Ata kanë nevojë për armë dhe municione për të shkatërruar raketat dhe artilerinë me rreze të gjatë që po shkaktojnë shumicën e dëmeve në qytetet ukrainase, si dhe inteligjencën për të lokalizuar ato sisteme dhe aftësinë për të goditur anijet e marinës ruse që po lëshojnë raketa në qytete nga Deti i Zi dhe Deti Azov”.

Ai përfundon: “10 ditët e ardhshme janë vendimtare. Është një garë dhe nuk po shoh mjaft urgjencë. Ne duhet ta shtyjmë pedalin e gazit tani, menjëherë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments