Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeMinistri Aliu thotë se shqetësimet e banorëve të lagjes “Kalabria” për planin...

Ministri Aliu thotë se shqetësimet e banorëve të lagjes “Kalabria” për planin rregullues po i trajtojnë me prioritet

Pas protestës së banorëve të lagjes “Kalabria” në Prishtinë para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për mos shfuqizim të planit të hollësishëm rregullues që u miratua në nëntor të vitit 2021 nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ka reaguar ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu.

Aliu ka thënë se shqetësimet e banorëve lidhur me planin rregullues do t’i trajtojnë me prioritet dhe seriozitet.

Ministri Aliu ka treguar se përfaqësuesit e lagjes “Kalabria” janë pritur në takim nga zyrtarët e MMPHI ku kanë diskutuar rreth Planit Rregullues dhe vendime që janë marrë në të kaluarën.

“Zyrtarë të lartë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë pritur në takim përfaqësuesit e lagjes Kalabria, me ç’rast kanë dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kanë diskutuar rreth Planit Rregullues të Hollësishëm si dhe vendimeve që janë marrë në të kaluarën. I sigurojmë qytetarët e lagjes Kalabria se këtë çështje jemi duke e trajtuar me prioritet dhe me seriozitetin e nevojshëm”, ka thënë Aliu.

Tutje ai ka theksuar se shqetësimet e tyre do të trajtohen bashkë me institucionet e tjera qendrore dhe lokale.

“Për më shumë, shqetësimet e tyre do ti trajtojmë bashkë me institucionet tjera qendrore dhe lokale, për shkak se ligjshmëria e vendimeve komunale trajtohet në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, ka përfunduar ministri Aliu.

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë të martën para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI) protestuan duke kërkuar nga ministri i këtij dikasteri që të mos shfuqizohet Plani Rregullues për këtë lagje, meqë sipas tyre shfuqizimi i këtij plani, e pamundëson mbulimin e lumit dhe punimin e rrugës “A”.

Me pankarta në duar me mbishkrimet “Mjaftë jemi të dëmtuar, duam drejtësi”, “Jemi qytetarë, trajtona të barabarte”, “Çka do të bëhet me rrugën A”, protestuesit qëndruan rreth një orë pranë objektit të MMPHI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments