Monday, November 25, 2024
HomeBotaNATO mund t’i rrisë forcat pranë Ukrainës dhe Rusisë

NATO mund t’i rrisë forcat pranë Ukrainës dhe Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ministrat e mbrojtjes të Aleancës pritet të mërkurën që të shqyrtojnë vendosjen e më shumë forcave dhe të përhershme të NATO-s në vendet e krahut lindor pranë Ukrainës dhe Rusisë.

“Një vendim do të merret në takimin vjetor të samitit të NATO-s në fund të qershorit”, tha Stoltenberg, në një konferencë shtypi të martën.

Stoltenberg tha se do të shqyrtojnë gjithashtu edhe shtim më të madh në forcimin e mbrojtjes raketore dhe ajrore, si dhe rritjen e mbrojtjes kibernetike.

Ai gjithashtu foli edhe për Kinën, si një anëtare e Këshilli të Sigurimit të OKB-së, rreth qëndrimit të saj karshi agresionit rus në Ukrainë.

“Ne i bëjmë thirrje Kinës që të dënojë qartë pushtimin rus dhe sigurisht të mos e mbështesë Rusinë. Ne jemi duke e monitoruar nga afër çdo shenjë të mbështetjes së Kinës ndaj Rusisë”./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments