Negociatorët e Rusisë dhe Ukrainës janë ulur për bisedime sërish, ka thënë një zëdhënës nga Ukraina.
Ukraina shpreson të sigurojë një armëpushim dhe tërheqje ruse, por deri më tani Rusia ka rënë dakord vetëm për korridoret humanitare për evakuimin e civilëve, shkruan Skynews.
Më herët, SHBA-ja tha se nuk kishte parë asnjë provë se Vladimir Putin i Rusisë është i gatshëm të de-përshkallëzojë.