Kryetari i LDK-së, Lumit Abdixhiku e quajti “mohuese të krizës” Qeverinë në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
“Qeveria ia ka ndërtuar vetes një pasqyrë fiktive të zhvillimit ekonomik”, tha ai.
Abdixhiku tha se “është e pashmangshme” që çmimet do të rriten edhe më tej, ndërsa e kritikoi Qeverinë për mosveprim.
“E vërteta është që Kosova po përballet me inflacionin më të madh”, tha ai.
Kreu i LDK-së tha se partia të cilën ai e udhëheq e ka parashikuar këtë situatë.
Ndërsa, edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Qeveria nuk ka “kurrfarë plani” lidhur me situatën e krijuar në vend pas rritjes së çmimeve të prokuteve ushqimore.
Duke mbrojtur Qeverinë e akuzuar, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, iu tha qytetarëve nga seanca e sotme ku po diskutohet rritja e çmimeve të produkteve ushqimorë se kriza “është e pashmangshme”