Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDërgohen në gjykatë 50 policët e arrestuar, T7 sjell pamje nga vendi...

Dërgohen në gjykatë 50 policët e arrestuar, T7 sjell pamje nga vendi i ngjarjes

Janë dërguar në gjykatë 50 personat e arrestuar dje në aksionin “Pika”, i realizuar në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit. Seanca dëgjimore është paraparë të fillojë në orën 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Në mesin e 50 të arrestuarve janë dy udhëheqësit e pikave kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë si dhe dy oficerë doganorë, të tjerët janë policë kufitarë.

T7 po qëndron atje dhe sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.

Ky është momenti kur të arrestuarit sillen para gjykatës.

 

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj tha dje se zyrtarët e arrestuar nga Policia dhe Dogana ishin përfshirë në “mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, raporton Gazeta Express.

Aksioni u zhvillua dje, i paraprirë nga një hetim rreth 1-vjeçar duke përfshirë masa të fshehta të hetimit. Sipas IPK-së, “Pika” është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me veprat penale: “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i të një numri të zyrtarëve pozitës apo autoritetit zyrtar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments