Monday, November 25, 2024
HomeBotaUdhëheqësit polakë, çekë dhe sllovenë do të vizitojnë Kievin

Udhëheqësit polakë, çekë dhe sllovenë do të vizitojnë Kievin

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë për në Kiev për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky.

Vizita u konfirmua nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit ishte “të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën”, tha qeveria, shkruan BBC.

Kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Evropian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments