E quante vetën “mik të UÇK’së” dhe e donte shumë Kosovën. Gazetari amerikan humbi jetën ketë të shtunë duke raportuar nga lufta në Ukrainë.
Amerikani Brent Renaud, fitues i disa çmimeve në gazetari, u vra nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Irpin.
Renaud, 50 vjeç, kishte punuar për një sërë organizatash të lajmeve dhe mediave amerikane në të kaluarën, duke përfshirë HBO, NBC dhe The New York Times.
Autoritetet ukrainase thanë se ai u vra në Irpin, që ka qenë vendi i bombardimeve intensive nga forcat ruse ditët e fundit.
Në Ukrainë, Renaud po punonte në një projekt të Times Studio me fokus në krizën globale të refugjatëve.
Renaud kishte raportuar edhe për luftën në Kosovë. Sipas kryetarit të AKR’së, Begjet Pacolli, ai ishte një ‘mik i UÇK’së”.
Pacolli nëpërmjet një cicërime në Twitter ka treguar se Renaud e donte shumë vendin tonë.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Brend Renaud dhe kolegëve të tij. Brent ka punuar në Kosovë dhe ishte i dashuruar me këtë vend. Ai e quajti vetën “mik të UÇK’së” pasi ishte mik i një Kosove të lirë. Prehu në paqe”, shkroi Pacolli.