Kryeministri Kurti ka pritur sot në Zyrën e tij Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad.
Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit në takim është folur për “marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”.
u vlerësuan në takimin e sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne S. Bjornstad dhe Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Takimi, pjesë e të cilit ishte edhe Ambasadori I Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, sipas njoftimit “u mbizotërua nga diskutimet mbi Agresionin Rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, me theks të veçantë për rajonin tone”
Po ashtu bëhet e ditur se Kryeministri ka shprehur “mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Kosovës duke shprehur zotimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve”
Bjornstad dhe Grøndahl në anën tjetër kanë shprehur mbështetjen e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe rritjen e bashkëpunimit.