Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Besian Mustafa, ka reaguar pas Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.
E njëjta dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.
Përmes një reagimi në Facebook, Besian Mustafa ka ironizuar me ministren Hajdari.
“’Neve na kanë votuar për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar vende pune”. Nejse, dajve e nipave ju kanë gjetë vende pune”, ka shkruar ai.