Monday, November 25, 2024
HomeBotaErdogan dhe Szholz synojnë ta arrijnë një armëpushim në Ukrainë, takohen në...

Erdogan dhe Szholz synojnë ta arrijnë një armëpushim në Ukrainë, takohen në Ankara

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të diskutojë lidhur me luftën në Ukrainë me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Ankara të hënën, tha zyra e tij, 

Anëtarja e NATO-s, Turqia, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja. Ajo ka thënë se pushtimi është i papranueshëm dhe ka shprehur mbështetje për Ukrainën, por ka kundërshtuar gjithashtu sanksionet ndaj Moskës, ndërsa është ofruar të ndërmjetësojë.

Ukraina tha të dielën se po punon me Turqinë dhe Izraelin si ndërmjetës për të vendosur një vend dhe kornizë për bisedimet me Rusinë, pasi Turqia priti ministrat e jashtëm të të dy vendeve për bisedimet e para të nivelit të lartë javën e kaluar.

Vizita e sotme do të shënojë udhëtimin e parë të Scholz në Turqi që nga marrja e detyrës në dhjetor 2021 dhe vjen mes përpjekjeve të Gjermanisë për ta bindur presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës. Gjermania dhe Franca kanë marrë role udhëheqëse brenda Bashkimit Europian për t’i dhënë fund luftës.Turqia thotë se mund t’i lehtësojë bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, por thotë se fillimisht nevojitet një armëpushim dhe korridore humanitare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments