Thursday, November 28, 2024
HomeBotaForcat ruse e rrëmbejnë edhe një kryetar qyteti në Ukrainë, reagon ministri...

Forcat ruse e rrëmbejnë edhe një kryetar qyteti në Ukrainë, reagon ministri i Jashtëm

Kryetari i Dniprorudne, një qyteti në Ukrainën jugore është i fundit që është arrestuar nga forcat ruse, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës.

Dymtro Kuleba tha se Yevhen Matveyev është “rrëmbyer” nga forcat ruse, raporton The Guardian.

“Sot, kriminelët rusë të luftës rrëmbyen një tjetër kryebashkiak ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike, kreun e Dniprorudne Yevhen Matveyev. Duke marrë zero mbështetje lokale, pushtuesit kthehen në terror. U bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që ta ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë”, tha Kuleba.

Kjo vjen pasi kryetari i Melitopolit, Ivan Fyodorov, u mor peng nga forcat ruse të premten.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments