Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeMinistri ukrainas i Mbrojtjes: Sulm terrorist nga Rusia pranë kufirit të NATO-s,...

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Sulm terrorist nga Rusia pranë kufirit të NATO-s, mbylleni qiellin

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, i quajti sulm terrorist sulmet me raketa ruse në bazën ushtarake në perëndim të Lvivit, 25 kilometra nga kufiri polak, raporton The Guardian.

Reznikov shtoi se instruktorë të huaj po punonin në bazën ushtarake, por ishte e paqartë nëse ndonjë prej tyre ishte në bazë kur ndodhi sulmi.

“Ky është një sulm i ri terrorist ndaj paqes dhe sigurisë pranë kufirit BE-NATO. Duhet të ndërmerren veprime për ta ndaluar atë. Mbyllni qiellin!”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments