Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaDoktori tregon dallimin mes refugjatëve kosovarë dikur dhe atyre ukrainas tash

Doktori tregon dallimin mes refugjatëve kosovarë dikur dhe atyre ukrainas tash

Doktori kosovar Driton Ukmata punoi me refugjatë kosovarë gjatë luftës, ai i sqaron dallimet me ukrainasit.

Të lësh prapa krejt çfarë ke e të marrësh udhë për shpëtim është ndër vështirësitë më të mëdha në jetë.

Këtë fatkeqësi e përjetuan kosovarët para 23 vitesh, derisa lëshonin Kosovën si refugjatë për të ikur nga regjimi serb.

E asokohe në ndihmë të refugjatëve dilnin organizatat ndërkombëtare, në njërën prej të cilave punonte edhe doktori Driton Ukmata.

Por si ishte puna me refugjatë aso kohe e shpjegon ai.

Për Ukmatën ajo kohë mbetet si më e vështira, pasi që ishte dëshmitar i vrasjeve që forcat serbe kryenin.

Madje, doktori thotë se nuk do ta harrojë kurrë një refugjate shtatë vjeçare, e cila kishte një sëmundje të rëndë.

E pas dy dekadave fat të ngjashëm si kosovarët kanë edhe ukrainasit, të cilët pas sulmeve ruse po e lëshojnë vendlindjen.

Mirëpo se ka dallime të mëdha midis refugjatëve kosovarë dhe atyre ukrainas e thotë Ukmata.

Një ndër dallimet më të mëdha sipas tij është media, pasi që siç thotë Ukmata, atë kohë nuk mund të dokumentoheshin krimet serbe.

Numri i refugjatëve ukrainas që nga fillimi i luftës e ka kaluar shifrën 1.5 milionë.

VIDEO

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments