Thursday, November 28, 2024
HomeLajmePresidentja Osmani në Antali takon përfaqësues të disa shteteve që s’e kanë...

Presidentja Osmani në Antali takon përfaqësues të disa shteteve që s’e kanë njohur Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin Diplomatik në Anatalia të Turqisë ka diskutuar edhe me disa nga liderët e shteteve që nuk e njohin Kosovën.

Përmes një njoftimi nga Zyra e Presidentes është bërë e ditur se presidentja Osmani e ka shfrytëzuar qëndrimin në Antalia për të takuar përfaqësues të shteteve që nuk e njohin Kosovën.

Më tutje në njoftim është bërë e ditur se Osmani është takuar edhe me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Seferoviq dhe kryeministrin e nominuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq,.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas mirëpritjes nga Presidenti Erdogan dhe Ministri Çavusoglu, ka diskutuar në panelin e liderëve, ku së bashku me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, folën për rëndësinë e bashkëpunimit global dhe rajonal për paqen dhe prosperitetin në interes të qytetarëve.

Në vazhdën e takimeve, Presidentja Osmani ka takuar edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq dhe kryeministrin e nominuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilët diskutoi për zhvillimet në rajonin tonë, rëndësinë e përshpejtimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian si dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për tejkalimin e sfidave dhe barierave me të cilat përballemi.

Në Forumin Diplomatik të Antalisë, Presidentja Osmani pati rastin të shkëmbejë vlerësime rreth zhvillimeve të fundit edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe me liderë të tjerë botëror, ndërkaq në mbrëmje mori pjesë në darkën e organizuar nga Presidenti Erdogan për liderët nga afro 80 shtete të botës.

Presidentja Osmani  poashtu ka takuar Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, Kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Singaporit, si dhe përfaqësues të disa shteteve jonjohëse. Në takime të ndara, Presidentja poashtu bisedoi me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj.Helga Schmidt,  Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Turkfolëse si dhe me deputetin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk.

Në të gjitha këto takime Presidentja ka potencuar qëndrimin e Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet rajonale dhe globale si dhe ka shtyrë përpara tema të interesit të përbashkët me këto shtete dhe organizata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments