Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosova“Po ki qef me u sha…”, vazhdon përplasja mes Halil Matoshit e...

“Po ki qef me u sha…”, vazhdon përplasja mes Halil Matoshit e Faton Pecit

Deklarata e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci e bërë në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 lidhur me rezervat e miellit, bëri që të ketë një përplasje me gazetarin Halil Matoshi, ku ky e fundit iu kundërpërgjigj prapë me një shkrim në Facebook.

Peci madje i tha se e kupton nevojën e Matoshit për të qenë kritik ndaj Qeverisë, pasi sipas tij, ka humb privilegje nga rënia nga pushteti.

Lidhur me këtë, Matoshi i tha se po bëhet skajmërisht i pandershëm.

“Një jetë i kam shërby të vërtetës dhe ti e di, po s’ki guxim qytetar me e pranu!

E çfarë kam përfitu unë nga pushteti “i humbun” ose “vendi i punës” ti e di, poashtu saktë, (të dhanat e shpenzimeve nga bugjeti dhe privilegje (!???) janë të qasshme, qoftë nga Agjencia Antikorrupsion, qoftë nga media) por po bâhesh skajshmenisht i pandershëm”, shkroi Matoshi në Facebook.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments