Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaNushi i PSD’së: Qeveria po hesht karshi krizës

Nushi i PSD’së: Qeveria po hesht karshi krizës

 

Nol Nushi i PSD’së thotë se qeveria e Kosovës po hesht karshi krizës me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës. Thotë se kriza ishte e paralajmëruar dhe se buxheti i qytetarëve po rëndohet akoma më shumë.

“Ne atij (Albin Kurtit) ja kthyem kripën të cilën ai ia ka shitur deri më tani popullit. Qeveria vazhdimisht na ka kryp, fjalia popullore për mashtrimin. Na ka kryp me premtimet për punësim, na ka kryp me premtimet për ndryshime prandaj në gjithë atë sasi të tepërt të kripës ia dërguam te dera”, tha Nushi.

“S’kemi si me pa ndryshme përveç si një rëndesë edhe më e madhe për buxhetin edhe ashtu të varfër për konsumatorin e Kosovës, por çka është më e rëndësishmja dhe më shqetësuesja është që qeveria ka zgjedhur të heshtë karshi kësaj krize që po na vjen”, shtoi ai.

“Kjo është krizë e paralajmëruar, para se të niste konflikti Ukrainë-Rusi”, tha Nushi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments