Ka filluar Forumi i Diplomacisë në Antalya (ADF), i cili këtë vit organizohet për herë të dytë, nën kujdesin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan dhe mikpritjen e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoglu.
Pjesë e këtij Forumi është edhe Republika e Kosovës, konkretisht presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në disa foto të publikuar në Twitter, Osmani shihet duke u përshëndetur me homolugn e saj turk, Erdogan dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.