Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPërparim Rama nis punën konkrete për dy tema të rëndësishme për Prishtinën

Përparim Rama nis punën konkrete për dy tema të rëndësishme për Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të ketë zhvillime konkrete në dy tema të shumëpritura për kryeqytetin.

Tema për qentë endacakë pritet të nisë sot në një takim zyrtar që i pari i Prishtinës do të ketë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Rama dhe Krasniqi pritet të nisin procedurat zyrtare për strehimin dhe largimin nga rrugët të qenëve endacakë.

Në takimin me ministrin do të diskutohet edhe tema e trafikut ndërurban dhe do të paraqiten planet zyrtare të Ramës për zgjidhjen e kësaj çështje.

Në takimin e sotëm, Përparim Rama ka ftuar sot në takim edhe kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës.

Bashkë me ta, do të prezantohet strategjia e bashkëpunimit ndër-komunal.

Rama thuhet të ketë këto dy tema si top prioritet dhe për këtë sot do të nis me planin konkret për qentë endacakë dhe trafikun ndër-urban.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments