Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani dhe Gërvalla udhëtojnë drejt Antalisë për pjesëmarrje në Forumin Diplomatik

Osmani dhe Gërvalla udhëtojnë drejt Antalisë për pjesëmarrje në Forumin Diplomatik

Presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla do të marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schëarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrëse në këtë Forum, njofton zyra për media e Presidencës.

Ato do të marrin pjesë në disa panele të këtij Forumi.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.

Ky Forum do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments