Disa nga vendimet që u morën në këtë takim i ka bërë publike edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sipas von der Leyen, mbështetja e palëkundur për Ukrainën, heqja e varësisë nga karburantet fosile ruse, aftësitë e përforcuara të mbrojtjes dhe modeli i fuqishëm i rritjes, janë disa nga pikat për të cilat u dakorduan njëzëri edhe shtetet anëtare të BE-së.
Në një tjetër fotografi të ndarë në Twitter, ajo ka thënë se sulmi ndaj Ukrainës nuk është vetëm sulm ndaj një shteti por edhe sulm ndaj lirisë së njerëzve dhe principeve të BE-së.
“Ky është një moment përcaktues për Bashkimin Evropian. Ky nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës. Ky është një sulm ndaj lirisë së njerëzve për të zgjedhur fatin e tyre. Vetë parimi mbi të cilin bazohet Unioni ynë. Ne duhet të tregojmë fuqinë e demokracive tona” ka shkruar ajo në fotografinë e ndarë.