Saturday, November 23, 2024
HomeBotaShBA me mbi 50 milionë dollarë ndihmë humanitare në Ukrainë, do t’i...

ShBA me mbi 50 milionë dollarë ndihmë humanitare në Ukrainë, do t’i dërgojë përmes USAID-it

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka njoftuar se do të dërgohen rreth 53 milionë dollarë ndihmë humanitare në Ukrainë, përmes programit USAID.

Këtë njoftim, Harris e bëri gjatë vizitës së saj në Varshavë të Polonisë, ku është duke qëndruar tashe d sia ditë për t’u njoftuar më afër mbi zhvillimet në Ukrainë.

“Kjo ndihmë shtesë përfshin mbështetjen për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) për të ofruar ndihmë urgjente ushqimore për të përmbushur nevojat urgjente të qindra mijërave të prekur nga pushtimi, duke përfshirë njerëzit që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe që po kalojnë kufirin jashtë Ukrainës. Përveç kësaj, programi do të mbështesë operacionet logjistike të WFP-së për të transferuar ndihmën në Ukrainë, duke përfshirë njerëzit në Kiev” thuhet në njoftimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo është ndihma e dytë radhazi që ShBA po e dërgon në Ukrainë brenda dy javësh.

E para ishte njoftuar të ishte dërguar me furnizime shëndetësore të nevojshme, ndihmë ushqimore, batanije dhe ndihma të tjera që kapnin shifrën e gati 54 milionë dollarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments