Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSi do të parandalojë qeveria që të mos keqpërdoret me subvencionet e...

Si do të parandalojë qeveria që të mos keqpërdoret me subvencionet e naftës për bujqit?

Kryeministri Kurti ka njoftuar vendimin për heqjen e akcizës për naftën për fermerët, që do të kushtojë 5 milionë euro dhe që do të thotë se bujqit do të paguajnë 36 centë më pak për një litër naftë.

Megjithatë, nuk është aspak e qartë se si qeveria do të sigurojë zbatimin e një vendimi të tillë, pasi nuk ka mekanizma për të monitoruar dhe kontrolluar zbatimin e duhur të vendimit dhe për të parandaluar keqëpërdorimet.

Si do të sigurojë qeveria që nafta e subvencionuar do të shkojë vërtet tek bujqit dhe do të përdoret për qëllime bujqësore?

Si do të jetë në gjendje qeveria të dallojë naftën e subvencionuar nga ajo e pa subvencionuar?

Qeveria, thjesht nuk ka mekanizma sesi të sigurojë që nafta që blejnë bujqit për nevojat e tyre do të dallohet nga nafta që do të blihet për qëllime të tjera, pra të bëjë dallimin e naftës së subvencionuar që do të blihet nga bujqit.

Mungesën e kontrollit të naftës në tregun e brendshëm e ka dëshmuar edhe një raport i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Pa mjete për të monitoruar dhe kontrolluar naftën në treg, abuzimet do të shtohen, dhe në fakt ky vendim i qeverisë do të nxis korrupsion dhe krijoj humbje për buxhetin e shtetit.

Qeveria në fakt po zgjedh të ketë kaos në tregun e brendshëm të naftës, pasi ekziston një mënyrë shumë efektive sesi mund të kontrollohet nafta dhe të parandalohen abuzimet në tregun e brendshëm.

Udhëzimi Administrativ (MTI) Nr. 09/2020, rregullon në detaje shënjimin molekular të produkteve të lëngëta të naftës për të kontrolluar naftën.

Për më tepër, Qeveria ka nënshkruar tashmë një kontratë që nga 14 janar 2021 me kompaninë zvicerane SICPA, e cila ka përvojë qindra vjeçare dhe një reputacion ndërkombëtar, për zbatimin e shënjimit molekular të naftës në tregun e Kosovës.

Megjithatë, përkundër detyrimeve kontraktuale, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po e pengon zbatimin e kontratës në terren.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka qenë shumë e zëshme për të kundërshtuar zbatimin e shënjimit molekular dhe qeveria duket se po mbron interesat e tyre.

Përmes shënjimit moekular të naftës, Qeveria e Kosovës ka mundësi të gjurmojë dhe monitorojë në mënyrë aktive naftën në tregun e Kosovës dhe të frenoj kontrabandën si dhe të rris të hyrat buxhetor për vendin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments