Saturday, November 23, 2024
HomeEkonomiÇfarë masa do të merren ndaj manipuluesve me çmime?

Çfarë masa do të merren ndaj manipuluesve me çmime?

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se do të marrin masa ndaj operatorëve që manipulojnë me çmimet e vajit, pasi sot një litër e këtij produkt u shit 3.49 cent.

Kurti tha se inspektorët tashmë janë duke dokumentuar shkeljet që eventualisht janë bërë.

“Padyshim që do të marrim masa. Inspektorët janë duke bërë dokumentimin e të gjitha shkeljeve mirëpo unë nuk jam i udhëhequr vetëm nga ideja e ndëshkimit që duhet të ndodh por jam i udhëhequr nga parandalimi i dëmit që tashmë po shkaktohet, sepse ju e dini inspektorët marrin evidencë për shkeljet dhe më pastaj fillon procedura e proceset e ndëshkimit”, tha Kurti.

Por dokumentimi i shkeljeve për çmimet e produkteve sipas Kurtit po merr kohë, teksa shtoi se rritja e çmimeve po bëhet nga faktori njeri e jo nga situata.

 

“Kjo po merr kohë, e njerëzit ushqehen për çdo ditë. Prandaj në spikamë tek ne sot nuk është vetëm evidentimi dhe regjistrimi i shkeljeve por është edhe parandalimi i dëmeve që po ndodhë me këto manipulime të çmimeve nga faktori njeri e kurrsesi nga situata objektive në vendin tonë”, tha Kurti.

Në ndërkohë, ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësis, Rozeta Hajadari ka pranuar se Kosova është duke u përballur me mungesë të inspektorëve.

“Ka mungesë të inspektorëve për disa sektorë. Siç e dini nga zgjedhjet e fundit e edhe më herët ne e kemi qëllim rritjen e numrit të inspektorëve. Kemi shtuar numrin e inspektorëve në AVUK dhe po e shqyrtojmë mundësinë për rritjen e inspektorëve të tregut”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments