Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar sërish situatën në Ukrainë sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz përmes telefonit, tha Kremlini.
Një zyrtar i qeverisë gjermane konfirmoi gjithashtu bisedimet, duke thënë se Scholz dhe Macron i bënë thirrje Putinit që të implementojë menjëherë armëpushim në Ukrainë, raporton Sky News,Të tre ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në ditët në vijim, shtoi zyrtari gjerman.