Dmitro Kouleba, ministri i Jashtëm ukrainas ka mbërritur në Antalia, ku është pritur nga homologu i tij, Mevlut Çavusoglu.
Ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të kenë sot takimin e tyre të parë kokë më kokë në Turqi që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka rritur përpjekjet e ndërmjetësimit që nga shpërthimi i krizës, tha të mërkurën se Turqia “mund të bisedojë me Ukrainën dhe Rusinë”. “Ne po punojmë që kjo krizë të mos kthehet në tragjedi”, shtoi ai.