Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKQZ-ja mban mbledhje sot, pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit

KQZ-ja mban mbledhje sot, pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhes.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 7 prill, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës”, ka njoftuar ai.

Elezi ka konfirmuar  se në këtë mbledhje do të bëhet zëvendësimi i Vjosa Osmanit, pasi që e njëjta është zgjedhur presidente.

Vendin e Osmanit në Kuvendit e Kosovës pritet ta zë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili në zgjedhjet e 14 shkurtrit ka arritur të sigurojë 5 mijë e 921 vota.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments