Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKomandanti i KFOR’it shkon në Beograd

Komandanti i KFOR’it shkon në Beograd

Komandanti i KFOR’it, gjeneralmajori Ferenc Kajari, ka qëndruar sot në Beograd ku është pritur në takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq.

Temë e bisedës mes tyre ishte situata aktuale e sigurisë në Kosovë , si dhe “zbatimi i aktiviteteve të përbashkëta të ushtrisë serbe dhe KFOR-it në ruajtjen dhe përmirësimin e paqes dhe sigurisë”.

“KFOR është aktori i vetëm legjitim i sigurisë dhe përgjegjës për sigurinë e popullatës në Kosovë, lirinë e lëvizjes dhe mbrojtjen e shtetasve serbë, trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Kajari shkoi në Beograd me ftesë të Mojsiloviqit, i cili tha se “takime të tilla të nivelit të lartë kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në terren dhe sigurinë e popullatës sonë në Kosovë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments