Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaA janë larguar 40 ushtarët ukrainas nga Kosova, flasin nga NATO

A janë larguar 40 ushtarët ukrainas nga Kosova, flasin nga NATO

Një zyrtar i NATO-s i ka thënë Gazetës Express se kontingjenti prej 40 ushtarëve ukrainas momentalisht po vazhdon të shërbejë në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.

“Autoritetet ukrainase mund të komentojnë mbi rishpërndarjen e trupave ukrainase nga KFOR-i. Për momentin, kontingjenti ukrainas prej 40 trupash vazhdon të shërbejë si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe të mandatuar nga OKB-ja. Fuqia aktuale e misionit tonë përfshin mbi 3700 trupa nga 28 vende kontribuuese (përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s)”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s teksa ka shtuar se Ukraina ka qenë një kontribuuese e vlefshme në misionin paqeruajtës që nga themelimi i KFOR-it më 1999.

Aktualisht misioni i KFOR-it në Kosovë ka 3746 ushtarë nga 28 shtete të ndryshme, 635 prej tyre janë nga SHBA-ja që përbën numrin më të madh të ushtarëve, e ndjekur nga Italia me 628 dhe Hungaria me 469 ushtarë.

Ditën e djeshme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekretme të cilin tërheq trupat ukrainase nga misionet e tyre paqeruajtëse nëpër botë për t’u rreshtuar në ushtrinë e rregullt të Ukrainës e cila po përballet tash e dy javë me agresionin rus.

Për më tepër, Ukraina ka formuar edhe Legjionin Ndërkombëtar të vullnetarëve të huaj të cilët duan t’i bashkohen luftës kundër Rusisë.

Sipas shifrave të autoriteteve ukrainase rreth 16 mijë vullnetarë nga vende të ndryshme kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Legjionit Ndërkombëtar që do të shërbejë në kuadër të Forcave të Armatosura të Ukrainës në luftën kundër pushtuesit rus.

Ukraina numëron rreth 215 mijë ushtarë aktivë dhe rreth 220 mijë rezervistë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments