Këshilli i Ambasadorëve shpreh keqardhje që agresioni rus ndaj Ukrainës ka marrë përmasa të tilla ku përveç objekteve ushtarake dhe ushtarëve, më së tepërmi vuajnë civilët, personat në moshë, gratë dhe fëmijët si dhe infrastruktura në vendbanime, e nevojshme për kënaqjen e nevojave elementare dhe furnizimin me ushqime, ujësjellsit dhe kanalizimet, instalimet për ngrohje dhe korridoret transportuese humanitare.
Këshilli konsideron se Rusia menjëherë duhet ta ndrëpres agresionin ushtarak dhe të dy palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të gjejnë mënyrën për zgjidhjen paqësore të konfliktit ushtarak.
Për realizimin e kësaj BE duhet të veprojë në mënyrë monolite duke e pamundësuar praktikën e deritashme që ndonjë vend anëtar eventualisht të mund ta bllokojë tërë procesin e anëtarsimit.