Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha se Rusia besohet se po përpiqet të rekrutojë sirianë për të luftuar vullnetarisht në Ukrainë.
Sot është dita e 13-të e luftës në Ukrainë dhe nga pala ukrainase vijnë informacione se trupat ruse po dezertojnë në disa zona për shkak të moralit të ulët. Forcat e armatosura ukrainase thanë se Moska u demoralizua për shkak të humbjeve të mëdha në ushtarë, duke pretenduar se 12,000 trupa ruse u vranë.
Zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes tha për SkyNews: “Ne e konsiderojmë të rëndësishme që Putin beson se ai duhet të mbështetet te luftëtarët e huaj për të kompensuar atë që u mungon forcave ruse në funksion të angazhimit të ukrainasve për të luftuar”.
Ai shtoi se aktualisht nuk ka asnjë vlerësim të numrit të mercenarëve sirianë të rekrutuar dhe se nuk ka indikacione se luftëtarët sirianë janë tashmë brenda Ukrainës.