Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaÇmimi i naftës nëpër botë, në tri shtete një litër s’kushton as...

Çmimi i naftës nëpër botë, në tri shtete një litër s’kushton as një cent

Sipas një çmimoreje me çmimet mesatare të naftës nëpër shtete në mbarë botën, disa shtete të Ballkanit radhiten ndër vendet ku një litër naftë kushton shumë shtrenjtë.

Sipas çmimeve mesatare të naftës të publikuara nga GlobalPetrolPrices.com, të përditësuar për herë të fundit më 28 shkurt 2022, në tri shtete të botës një litër naftë nuk kushton as një cent. Kosova nuk është përfshirë në listë.

Çmimi mesatar i naftës në mbarë botën vlerësohet të jetë rreth një euro për listër. Ka dallime të konsiderueshme në çmimet e naftës midis vendeve. Natyrisht, në vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë, çmimet janë shumë të ulëta.

Në Iran, një litër naftë kushton mesatarisht 0.009 cent; në Venezuelë 0.022
cent, ndërsa në Libi 0.029 cent.

Në Kroaci, një litër naftë vlerësohet se kushton mesatarisht 1.49 euro, në Shqipëri 1.58 euro, në Serbi 1.52 euro. Në Mal të Zi një litër naftë kushton pak më lirë: 1.45 euro, ndërsa edhe më lirë është në Bosnjë: 1.33 euro.

Ndër vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut vlerësohet se e ka çmimin më të lirë për një litër naftë: mesatarisht 1.19 cent.

Tri vendet me çmimin më të shtrenjtë për një litër naftë vlerësohet të jenë Norvegjia me 1.99 euro, Suedia me 2.12 euro dhe Hong Kongu me 2.14 euro.

Çmimet e naftës mund të jenë shtrenjtuar edhe më shumë si pasojë e luftës në Ukrainë. Në Kosovë, ditët e fundit është vërejtur shtrenjtim i dukshëm i çmimeve të karburantit, duke e çuar çmimin mesatar në 1.59 euro për një litër naftë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments