Sunday, November 24, 2024
HomeBota“Telefon i kriptuar nga NATO, skuadër elitare sigurie”, Blendi Fevziu jep detaje...

“Telefon i kriptuar nga NATO, skuadër elitare sigurie”, Blendi Fevziu jep detaje për mbrojtjen e Zelensky

Padyshim emrat më të lakuar aktualisht në të gjithë botën janë ai i Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Ndërsa i pari përflitet për të gjitha arsyet e gabuara, i dyti është kthyer në një simbol të qëndresës për popullin ukrainas, Europën dhe botën.

I kthyer tashmë nga vizita e tij në Ukrainë, për “Rudina” në Tv Klan, Blendi Fevziu komenton figurën e presidentit ukrainas. Siç dihet, ai nuk është një njeri me karrierë të mëparshme politike, por mundi të fitonte besimin e ukrainasve gjatë zgjedhjeve. Sot, ai ka fituar zemrat me rezistencën dhe vendosmërinë për të mbrojtur vendin e tij. Megjithatë, akoma më interesante është edhe mbrojtja që po i bëhet atij vetë.

Blendi Fevziu: Mënyra si ai po reagon në Ukrainë është impresionuese, frymëzuese jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Europën. Është frymëzuese për NATO-n, sot personaliteti më i rëndësishëm që ka edhe pse Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, është pikërisht Zelensky, i cili është rreshti i parë, ka refuzuar të largohet.

Ka refuzuar që të negociojë pa kushte siç kërkon Putini. Qëndron brenda territorit të Ukrainës, madje brenda Kievit deri më tani. Me ç’po lexoja, mundohet të ndërrojë vendqëndrim gjithë kohën nga frika se shërbimet elitë mund ta ekzekutojnë sepse është shënjestra kryesore. Madje, po lexoja raportin e një analisti të FSB-së, shërbimit sekret rus i cili thoshte që “dështimi më i madh yni ishte që tre ditët e para nuk eliminuam Zelensky dhe zëvendësin e tij”.

Ka komente të jashtëzakonshme për ekipin e sigurisë së Zelensky i cili mesa duket është perfekt, i trajnuar në mënyrë të shkëlqyer. Ai ka një telefon të kriptuar nga NATO, jeton krejtësisht i izoluar. Zelensky po kthehet në një shembull frymëzimi për çdo ukrainas. Nëse Zelensky do ishte larguar jashtë Ukrainës, rezistenca nuk do ishte kjo. Nëse Zelensky do kishte vendosur të negocionte me rusët, nuk do ishte kjo rezistencë. Zelensky ka vendosur të jetë i sakrifikuari i parë i Ukrainës për t’i dhënë frymëzimin për të rezistuar. Ukraina ka zbuluar një personazh simbol, por edhe gjithë Perëndimi i cili ka gjetur një njeri që di të sakrifikojë për lirinë.

Gazetari përmbyll se lufta në Ukrainë nuk po bëhet për një territor apo pesë qytete, është një përplasje konceptesh. Teksa Ukraina ka përqafuar demokracinë dhe dëshiron të jetë pjesë e Perëndimit, Rusia refuzon këtë ideologji duke tentuar ta kapë sërish në kthetrat e lindjes dhe ideologjisë totalitare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments