Televizioni NEXTA Tv ka paralajmëruar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky planifikon që sot t’i drejtohet përmes një lidhjeje direkete Parlamentit të Britanisë së Madhe.
Siç shkruan televizioni NEXTA, një gjë e tillë do të ndodh për herë të parë në historinë e Britanisë së Madhe.
“Kjo do të jetë për herë të parë në historinë britanike”, ka shkruar NEXTA.
Duket se një veprim i tillë i Zelenskleyt pritet të vijë pas qëndrimeve të forta të Boris Johnson kundër Rusisë dhe Vladimir Putinit dhe përkrahjes së fortë për Ukrainën.