Sunday, November 24, 2024
HomeBotaUkraina dhe Rusia merren vesh për korridorin humanitar

Ukraina dhe Rusia merren vesh për korridorin humanitar

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se civilët do të nisin të largohen nga qyteti i rrethuar, Sumi, pas një marrëveshjeje me ushtrinë ruse për hapjen e një “korridori humanitar”.

“Është rënë dakord që kolona e parë të niset në orën 10:00 (sipas kohës lokale), nga qyteti Sumi. Popullsia lokale do të niset me automjete personale”, tha Vereshchuk në një deklaratë televizive.

Sumi, i cili ndodhet pranë kufirit me Rusinë, rreth 350 kilometra në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është bërë cak i bombardimeve intensive ruse.

Së paku nëntë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga një sulm ajror në qytet, thanë të martën shërbimet ukrainase të shpëtimit.

Dmytro Zhyvytskyi, udhëheqës i administratës rajonale të Sumit, tha në një deklaratë të postuar në Facebook se katër ushtarë ukrainas janë vrarë gjithashtu.

Ai e përshkroi situatën si “luftë të pabarabartë me ushtrinë ruse”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments