Sunday, November 24, 2024
HomeLajme”Gati për bashkimin e PD, por me një kusht” – reagon Berisha

”Gati për bashkimin e PD, por me një kusht” – reagon Berisha

A do të ishte i gatshëm Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit të zhbënte Kuvendin e 11 dhe 18 dhjetorit për t’ju bashkuar një kongresi pajtimi me Lulzim Bashën?

Për ish-kryeministrin, Sali Berisha kuvendet në radhë të parë nuk mund të krahasohen ndërsa theksoi se kush dëshiron, të garojë me kënaqësi për kryetar dhe të pranojë votën e lirë.

“Nuk mund t’i krahasojmë. Nuk besoj se i del kush zot në atë seli përveç Jemin Gjanës dhe Lul Bravës njëri-tjetrit, ato turpërohen nga ai kongres. Të vijnë të garojnë me kënaqësi. Të pranojnë votën e lirë. Të garojnë për kryetar. Nuk kam asnjë lloj sentimenti negativ ndaj atyre që thonë se nuk e pranojmë Berishën. Nëse pranohet me votë, Berisha nuk mund të mohohet që luajti rolin e tij. Rikthimi nuk është dëshirë e një personi, rikthimi është proces dhe rikthimi në kushtet e mia, është i pazakontë.”-tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha tha se është një 77-vjeçar i ndëshkuar padrejtësisht nga DASH dhe prej 8 vitesh ishte i larguar nga çështjet e Partisë Demokratike, por rikthimi i tij ndodhe për arsye të veçanta.

“Mund të dëshiroja të kthehesha, dhe nuk mund të ndodhte. Ndodhi për arsye të veçanta. Këto arsye zgjidhen me votë të lirë. Mund të ketë plot që nuk e duan Berishën, por le të vijnë të votojnë kundër.”-tha Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments