Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putini tregon se NATO-ja duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen dhe ta përmirësojë mënyrën se si funksionon aleanca, ka thënë Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.
Truss iu tha deputetëve britanikë:
“Nuk ka dyshim se perëndimi nuk veproi mjaft herët ose mjaftueshëm me vendosmëri. Realiteti është se Presidenti Putin nuk i mori mjaft seriozisht kërcënimet e parandalimit”.
Ajo i tha komitetit të punëve të jashtme të Commons:
“Ajo që duhet të bëjmë tani është ta forcojmë NATO-n, në veçanti duhet të forcojmë krahun lindor. Ne kemi vendosur tashmë më shumë trupa në Estoni, por ka shumë për të bërë. Ne duhet të jemi seriozë për shpenzimet e mbrojtjes, pikërisht në të gjithë NATO-n