Zyrtarët amerikanë kanë identifikuar tri fusha në të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndërmarrin së shpejti veprime, si kundërpërgjigje ndaj Rusisë pas sulmeve të intensifikuara në Ukrainë.
Sipas CNN, ata pritet të vendosin një ndalesë në importin e naftës ruse, të bëjnë një deklaratë të krimeve të luftës kundër Rusisë, si dhe të ofrojnë ndihmë për lehtësimin e dërgimit të avionëve luftarakë polakë në Ukrainë.
Zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së thanë se ata po kërkonin me ngut mënyra për të ndëshkuar më tej Putinin, derisa janë duke ofruar mbështetje për ushtrinë ukrainase.